Parandalohet vrasja në Lezhë, sherri për pronën mes dy bashkëfshatarëve

465
Sherri për pronën mes dy bashkëfshatarëve, për pak sa nuk ka shkaktuar viktima. Ngjarja ndodhi në fshatin Torovicë të Lezhës, në lagjen Malecaj. Falë ndërhyrjes së policisë u bë e mundur të parandalohej vrasja, ndërsa pas hekurave përfundoi Dedë Zhuri.

Burime nga policia lokale pohuan se 46-vjeçari kishte konflikt pronësie me bashkëfshatarin të tij me iniciale M.GJ., ndërsa autori ka marrë më pas armën e tij të zjarrit, për të cilën nuk dispononte leje përdorimi.

Sakaq, kur agresori ka parë forcat e policisë ka hedhur armën dhe është larguar në pyll, por është kapur pas 5 orësh ndjekje. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Kanosje”.
Sigal