Parandalohet tragjedia mes 3 vëllezërve në Dibër, arrestohen dy prej tyre

445
Një sherr pronash për pak sa nuk është kthyer në një masakër të vërtetë. Një ditë më parë policia është njoftuar se në fshatin Hotesh, Dibër, kishte një konflikt për motive pronësie dhe se konflikti mund të përshkallëzohej deri në përdorim të armëve të zjarrit. Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi, drejt fshatit Hotesh janë nisur shërbimet e policisë ku ka rezultuar se:
Tre vëllezër në bashkëpunim me njëri- tjetrin në orët e mbrëmjes janë konfliktuar fizikisht për motive pronësie në fshatin Hotesh me shtetasin S. Xh., 74 vjeç, lindur e banues në fshatin Hotesh, Luzni, Dibër, ku si pasojë e konfliktit fizik , i moshuari kishte pësuar dëmtime të lehta fizike. Pas konfliktit 74-vjeçari ka shkuar në banesë dhe ka marrë armën e gjahut të cilën e kishte me leje.
Mbërritja e policisë ka bërë të mundur që ai të kapej dhe t’i bllokohej arma e gjahut që ai e kishte me leje si dhe të parandalohej përshkallëzimi i konfliktit. Më pas i dëmtuari si pasojë e plagëve të lehta fizike të shkaktuara nga tre vëllezërit është dërguar në Spitalin e Peshkopisë për mjekim. Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i dy vëllezërve, si dhe shpallja në kërkim e vëllait të tretë për veprën penale të “Plagosjes së lehtë me dashje në bashkëpunim”.
Baftjar Xhurxhi, 42 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Hotesh – Njësia Administrative-Luzni-Dibër Urim Xhurxhi, 38 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Hotesh , Dibër. Si dhe u shpall në kërkim policor E. Xh, 35 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Hotesh, Dibër, ku vijon puna për kapjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.
Sigal