Parandalohet një vrasje në Shkodër, autori plagoset në përleshje me policinë

433
Forcat e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me efektivat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër kanë parandaluar një vrasje duke ndërhyrë në momentet kur shtetasi Osman Malja vjeç 21 nga Shkodra, po tentonte të vriste me armë kallashnikov një shtetas tjetër, në afërsi të spitalit rajonal të këtij qyteti.
Ai mbahej nën vëzhgim prej disa kohësh, pasi policia kishte të dhëna për përgatitjen e një akti kriminal.
Sot gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e autorit, forcat e policisë janë përplasur me armë me të dhe për pasojë ai ka mbetur i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma tip kallashnikov e autorit, që do kryente krimin si dhe një motor.
Ky shtetas është me precedent penal i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” si dhe për vjedhje. Policia bën me dije se hetimet për rastin vijojnë
Sigal