Parandalohet një vrasje në Durrës, arrestohet i dyshuari

376
Parandalohet vrasja e një personi në qytetin e Durrësit. Policia njofton se ka arrestuar shtetasin Alfred Skonja, i cili po bëhej gati të ekzekutonte një tjetër shtetas në bashkëpunim me një person të dytë.
Nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se Alfred Skonja, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, për të cilin po punohet për kapjen e tij kishin ndërmarrë të gjitha masat e duhura dhe kishin kryer të gjitha veprimet përgatitore për vrasjen e një shtetasi. Shtetasi i ndaluar kishte planifikuar që pas kryerjes së krimit do ta digjte me benzinë automjetin e vjedhur”
Nuk bëhet e ditur se kush ka qenë objektivi i vrasjes.
Skonja, më datë 26.07.2016, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në Fushë-Krujë kanë vjedhur automjetin tip Volsvagen me targa AA 029 MM, në pronësi të shtetasit R.B. 22 vjeç, banues në fshatin Zheje, Kurbin, ndërsa targat i përkasin mjetit tip Peugeot në pronësi të shtetases R.B. 37 vjeçe, banuese në Durrës, të vjedhura më datë 18.07.2016. Automjeti i vjedhur është gjetur më datë 24.08.2016, rreth mesditës, pranë lumit Erzen.
Policia thotë se Skonja ka qenë nën vëzhgim të vazhdueshëm gjatë kësaj periudhe. U gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale: automjeti tip Volsvagen me targa AA 029 MM si dhe sende dhe mjete të ndryshme(veshje, kapele, kokore, lëndë djegëse benzin…)që do ndihmonin në kamuflimin e autorëve gjatë kryerjes së aktit kriminal dhe krimit.
Sigal