Parandalohet një vetëvrasje në një qendër tregtare në Tiranë

479
Një vajzë e re ka tentuar të vetëvritet sot duke u hedhur nga një qendër tregtare. Familjarët dhe policia ka ndërhyre menjëherë duke e larguar vajzën nga lartësia. Sipas të dhënave paraprake vajza rezulton të ketë probleme mendore, për të cilat po kurohet.

Burime policore bëjnë me dije se e reja ka tentuar të hidhet nga kati i tretë i kësaj qendre. Paniku ka zgjatur vetëm pak minuta, pasi vajza ka vendosur të heqë dorë nga akti, ndërsa më pas u mor nga familjarët e saj. Sakaq, policia po heton në lidhje me ngjarjen.
Sigal