Parandalohet një krim mes dy vëllezërve, në Tropojë

436
Një krim në familje, ku vëllai 24 vjeç rrezikonte të vrasë të vëllanë 5 vjet më të madh është parandaluar në fshatin Lekbibaj të Tropojës. Policia arriti të parandalonte përshkallëzimin e konfliktit në familjen Aliaj. Gëzim Aliaj ,24 vjeç për motive të dobëta ka kërcënuar me armë zjarri tip pushkë, model 56, duke qëlluar në ajër, vëllain e tij B.A, vjeç 29, informon policia. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip pushkë ,model 56, kalibri 7.62 mm, 19 fishekë model 56, kalibri 7.62 mm si dhe një gëzhonjë. Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “ Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “ Kanosje “ parashikuar nga neni 278/3 dhe 84 i Kodit Penal.
Sigal