Parandalohet krimi,15 milionë lekë për hakun e të vëllait, kapet vrasësi

459
VLORE – 15 milionë lekë kishte paguar një 56-vjeçar për të marrë hakun e vëllait të tij të vrarë në vitin 2013, por fatmirësisht krimi është parandaluar nga policia duke vënë në pranga porositësin dhe vrasësin me pagesë.
Ngjarja ndodhi në orët e mbrëmjes të së martës në fshatin Lepenicë të Vlorës, ku u tentua të vritej në banesën e tij 53-vjeçari Lahe Jazaj. Policia e Vlorës mundi të arrestojë në kohë Luka Sherfajn 42 vjeç i cili kishte marrë 15 milionë lekë nga 56-vjeçari Mersin Alliaj, gjithashtu në pranga, për të vrarë për gjakmarrje Jazajn, pavaresisht se ky i fundit e kishte marre denimin per vrasjen e vellait te Alliajt. Ndërkohë, Ledion Muho u arrestua në cilësinë e bashkëpunëtorit në tentativën e vrasjes. Ata u arrestuan në flagrancë falë informacioneve të marra në rrugë operative, pak para se të kryenin vrasjen në afërsi të fshatit.
Shtëpia e personit të planifikuar për t’u vrarë;
Vendstrehimi ku ishte fshehur vrasësi i paguar
rruga nga ishte parashikuar të largohej vrasësi
Në skemë, porositësi ka shënuar edhe rrugët nga kalon dhe nga nuk kalon zakonisht viktima
Vrasësi me pagesë prej ditësh kishte survejuar banesën e 53-vjeçarit dhe kishte bërë një plan të hollësishëm për arratisjen e tij pasi të realizonte krimin. Policia sekuestroi armën me të cilin Luka Sherifi do të vriste 53-vjeçarin Jazaj, një kallashnikov me një krerë me fishekë, një çantë në të cilën autori kishte maska, dorashka, ushqime dhe veshmbathje rezervë, si dhe një skicë e banesës dhe e vendit nga do të largohej. Vrasësi i paguar për këtë krim e ka pranuar ngjarjen.
Sigal