Parandalohet krimi në Vlorë, 33-vjeçari tenton të vrasë bashkëjetuesen, nënë e dy fëmijëve

Një krim brenda familjes është bërë e mundur të parandalohet mëngjesin e sotëm nga Policia e Vlorës. Një 33-vjeçar ka tentuar të vrasë me armë zjarri bashkëjetuesen e tij, pas një konflikti për motive të dobëta.

Qeriman Maraj bashkëjetojnë prej disa kohësh me 29-vjeçaren Sh.Sh, nënë e dy fëmijëve, të cilët i kishte nga një martesë tjetër.

Mësohet se konflikti mes çiftit ka ndodhur në prani të dy fëmijëve të mitur të 29-vjeçares.

Sapo është sinjalizuar për ngjarjen, policia ka mbërritur në banesën e tyre në lagjen “Pavarësia”, dhe ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 33-vjeçarit Qeriman Maraj. Sakaq, atij i është bllokuar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit bashkë me 1 krëhër dhe 15 copë fishekë të kalibrit 9 mm.

I riu është shoqëruar në polici, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.