Parandalohet krimi në Peshkopi, 28 vjeçari kapet me shotgan

41
Policia parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në Peshkopi dhe arreston 28 vjeçarin Ledion Kurtdeda.
Policia thotë se banori i Peshkopisë akuzohet se ishte përgatitur për të kryer një ngjarje të rëndë kriminale por pa saktësuar llojin e krimit.
“Ndalimi i Ledion Kurtdeda u bë pasi për motive të dobëta duke qenë në konflikt me nje grup personash të tjerë(që për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhëna) është pregatitur për të kryer ngjarjen e rëndë kriminale” informon policia e qarkut Dibër
Gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivët e policisë ju gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale : Një armë gjahu “Shotgan” që e dispononte pa lejen përkatëse, 10 fishek të kalibrit 12
Si dhe u bllokua dhe mjeti që po lëviste tip Benz me targa AA 765 LR.
Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër pë veprën penale “Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.