Parandalohet krimi në familje, burri kapet duke dhunuar gruan. Çfarë iu gjet në banesë

403
Parandalohet një konflikt në familje, ndërsa në pranga ka rënë një 44-vjeçar, i cili po dhunonte gruan e tij. Ngjarja në fjalë është regjistruar në Picarë të Vorës. Burime nga policia e Tiranës bënë me dijen se shtetasi Saimir P., po ushtronte dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases M. P.
NJOFTIMI I POLICISË
Në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë se në një banesë në Picarë, Vorë, ka një konflikt.
Menjëherë janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, të cilët kanë konstatuar një konflikt në familje dhe kanë bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të këtij konflikti, pasi shtetasi Saimir P., po ushtronte dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases M. P.
Nga kontrolli i banesës së këtij shtetasi, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– Një armë zjarri, automatik model 56, me tre krehër dhe 90 fishekë
– Një armë e ftohtë, me dy tehë (thikë si ato ushtaraket)
Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat materiale të sekuestruara, Oficerët e Policisë Gjyqësore, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
– Saimir P., 44 vjeç, banues në Picar, Vorë
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga Nenet 130/a, 278/3 dhe 279/1 të Kodit Penal.
Sigal