Paralajmërimi i Xhafajt pas vizitës blic në portin e Durrësit: Do arrestohen grupe kriminale

720
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu kanë zhvilluar sot një vizitë blic në Portin e Durrësit. Në një prononcim të shkurtër për gazetarët ministri Xhafaj dha mesazhin e intensifikimit dhe bashkëpunimit më të ngushtë midis policisë, prokurorisë dhe SHISH për arrestimin e grupeve kriminale që operojnë në Durrës.
Xhafaj tha se ka grupe kriminale që operojnë në këtë qark dhe shumë shpejt do të shihni rezultate për arrestimin e tyre. Një vëmendje e veçantë-theksoi Xhafaj- po i kushtohet kufirit, për bllokimin e trafikut të lëndëve narkotike drejt Italisë. Ai tha se po punohet ngushtësisht midis prokurorisë dhe SHISH në këtë drejtim, pavarësisht se trafikantët po kërkojnë rrugë të reja për trafikun e drogës.
Pyetjes së gazetares Kloduiana Haxhiaj lidhur me numrin e grupeve kriminale që operojnë në Durrës, Xhafaj tha se nuk mund të tregojë numrin, pro rezultatin shumë shpejt. Ndërkohë, në lidhje me ankesat që kanë bizneset në Durrës me radhë të gjatë të kamionëve Xhafaj tha se bllokimi i lëndëve narkotike ka bërë që të ushtrohen kontrolle të imtësishme, ndaj kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve.
Sigal