Panik në Britani, shoferi i droguar shkon furishëm drejt turmës, 7 të plagosur

431
Kjo skenë tmerruese ka bërë që pushuesit në Britani të ulërasin të alarmuar pasi një shofer i droguar me kokainë u sul furishëm drejt kalimtarëve, duke lënduar 7 persona përfshi dhe një bebe 7-javëshe.
Video tregon momentin dramatik kur makina 4×4 sulet drejt kalimtarëve në trotuar në rezortin Puerto Banus. Pushuesit e tmerruar mund të dëgjohen duke bërtitur të përfshirë nga paniku.
6 të lënduar u dërguan në spital dhe shoferi u arrestua pasi u përplas me automjetet e tjera, duke ja bërë më të lehtë punën policisë.
Sipas autoriteteve, autori është një 27 vjeçar, përdorues i drogës dhe në momentin e incidentit, ishte nën efektin e kokainës.
Sigal