Pamje nga aksioni/ Policë me maska, blinda e snajperë, si u arrestuan 4 autorët e grabitjes së bankës

455
Katër prej gjashtë autorëve të grabitjes së ndodhur më 9 shkurt në Qafë-Kashar janë arrestuar sot pas një operacioni masiv të Policisë së Shtetit. Dhjetëra forca merrnin pjesë në operacion, me mjete nga toka dhe ajri duke kapur në befasi autorët e dyshuar.
Blinda, armë të rënda, e policë me maska në pamjet e operacionit të siguruara.
Kontrollet janë bërë në biznese, apartamente si dhe në banesa private në zonat përreth kryeqytetit ku policia kishte informacione se mund të fshiheshin të dyshuarit.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, RENEA e Forcat Speciale kanë marrë pjesë në operacionin që nisi që paradite e deri në orët e pasdites në Vorë e Prezë.
Sigal