Palestinezit në Tiranë i presin rrugën me motor dhe e kërcënojnë

417
Një shtetas palestinez është ofenduar dhe kërcënuar nga një person në Tiranë. Shtetasi palestinez me inicialet H.H 37 vjec ka bërë denoncim në polici, ku sipas tijka qene duke lëvizur me makinë tek sheshi “Karl Topia” kur i është afruar një mjet tip motor i drejtuar nga një person me kaskë në kokë, i cili e ka ofenduar dhe kërcënuar dhe më pas është larguar. Motori është në pronësi të T.S.
Njoftimi i policisë: 
Më datë 31.08.2017, shtetasi palestinez, H.H., 37 vjeç, ka bërë kallëzim se:

Më datë 30.07.2017, ka qene duke lëvizur me mjet tek sheshi “Karl Topia”, ndërkohë që i është afruar mjeti tip motorr, drejtuesi i të cilit, ende i paidentifikuar për shkak të kaskës, e ka ofenduar dhe i ka gjuajtur xhamin anësor të shoferit dhe më pas është larguar në drejtim të unazës.

Nga verifikimet e bëra rezulton se targat e motorrit i përkasin shtetasit T.S. Grupi hetimor po vazhdon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Strukturat e drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë vijuar punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë Kriminale.
Sigal