Pakti i Austrisë me Shqipërinë/ “Të kapim kokat e trafikut të drogës”

430
Sigal

Ministri i Brendshëm i Austrisë, Wolfgang Sobotka gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun shqiptar Saimir Tahiri deklaroi sot nga Tirana se Austria ka firmosur një pakt me Shqipërinë për gjurmimin e personave në kërkim.

Ai theksoi se ky pakt do të ndihmonte në luftën kundër trafikut të drogës dhe kapjes së kokave të këtij trafiku.

“Shqipëria ka ndërmarrë iniciativa të mëdha për të luftuar krimin dhe trafikun e armëve, por veçanërisht për të luftuar trafikun e lëndëve narkotike. Shqipëria ndodhet në rrugën ndërmjet trafikut të lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut dhe nga Afganitani, në një pikë kyçe dhe ne sot ne folëm për krijimin e një instance me Austrinë që gjurmon personat në kërkim. Kjo është e rëndësishme edhe për luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike, sepse duam të arrijmë kokat e këtij trafiku”,- tha ai.
Duke falënderuar homologun për besimin e dhënë për të shkëmbyer informacion, Tahiri u shpreh se: “E dimë shumë mirë të dyja palët që bota e krimit nuk njeh kufij. Ashtu siç dimë shumë mirë se mundësia jonë për të bërë më shumë është aty”.
Tahiri në fjalën e tij u shpreh se Shqipëria ka bashkëpunuar me Austrinë sa i përket reformave në polici. “Kemi theksuar rëndësinë për ta rritur bashkëpunimin, pasi bota e krimit nuk njeh kufi. Kemi një bashkëpunim të mirë edhe në kuadër të luftës kudër trafikimit qeneve njerëzore, por ka akoma më shumë vend për bashkëpunim. Lufta kundër terrorizmit, është e rëndësishme në kuadër të bashkëpunimit”, u shpreh Tahiri.
Ndërsa duke iu referuar krizës migratore, Tahiri u shpreh se Shqipëria ka një plan emergjence, dhe janë marrë masa në rast të ndonjë situatë emergjente. Ndërkohë ai ka shtuar institucionet kanë marrë masa edhe për të mos të lejuar që përmes flukseve migratore të ketë infiltrime të personave që paraqesin rrezik.