Padit djalin që e ngacmoi seksualisht, pasi i rrëfeu mësueses ngjarjen

444
Një vajzë e mitur 11-vjeçare është bërë pre e një sulmi seksual nga një 27-vjeçar. E mitura i ka rrëfyer ngjarjen mësueses së saj, dhe bashkë me të ka bërë kallëzimin në komisariatin e policisë së Roskovecit.
E mitura me banim në fshatin Suk 2, nxënëse në shkollë 9-vjeçare, ka deklaruar në polici, se më datë 12 janar është ngacmuar seksualisht nga një djalë i panjohur për të. Sipas kallëzimit të saj, ai e ka prekur në pjesë intime të trupit. 
Nisur nga rrëfimi i nxënëses policia ka mundur të identifikojë personin e dyshuar, një 27-vjeçar me inicialet D.B i cili është shpallur në kërkim.
Sigal