OSHEE padit 11 abonentë, vidhnin energji përmes skemës “urë” (Foto)

624
Sigal

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka paditur 11 abonentë në Tiranë, pasi vidhnin energji.

OSHEE njofton se skema më e përdorur është manipulimi i matesit përmes sistemit “urë”, pra kalimi i telit blu (shih fotot) në pozicion të tillë që matësi të regjistrojë 80% më pak konsum.

Gjatë kontrolleve në javën parë të tetorit u zbuluan 11 raste. Bie në sy fakti se vjedhja e energjisë elektrike ka ndodhur në objekte që ndodhen në qender të Tiranës (rr.Elbasanit, ish-Bllok, 21 Dhjetori, etj.)

Mes te proceduarve është një subjekt privat (furre buke), i cili kishte manipuluar matësin.
“Kontrollet vijojnë normalisht dhe nuk tolerojmë askënd. I bëjmë apel abonenteve të zgjedhin rrugën ligjore, pagesën e faturave (në pamundësi, skemat me këste), dhe jo te abuzojne”- tha Klevis Jahaj, drejtor i Drejtorise Rajonale OSHEE Tiranë.

Në zbatim të nenit 137 te Kodit Penal ndëshkohen ata persona qe:
Vjedhin energjine elektrike dhe demtojne matesin. “Çdo ndërhyrje tjetër e paligjshme dhe e paautorizuar në sistemin e matjes apo në rrjetin elektrik me qëllim përfitimi të paligjshëm, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në tre vjet”, thuhet në nenin 137.

foto galeri foto galeri foto galeri