“Orë, bizhuteri, e celularë”, kush janë skifterët nga Laçi e Tirana që tmerruan belgët

618
Hetimet paralele në Shqipëri dhe Belgjikë bënë të mundur shkatërrimin e një grupi të rrezikshëm skifterësh shqiptarë, që vepronin si në Shqipëri ashtu edhe në disa qytete të Belgjikës, të cilët me anë të dhunës arrinin të grabisnin sende me vlerë.
Detajet e operacionit ndërkombëtar të koduar “Pikaso” që çoi në pranga 8 shqiptarë, 3 prej tyre në Shqipëri dhe 5 në Belgjikë, i bëri të ditura Sokol Kalani, Shefi i Task Forcës Anti-Skifter në Policinë e Shtetit, Prokurori i Krimeve të Rënda, Besnik Muçi, si dhe Prokurori Belg i çështjes Peter Pereboon.
Gjatë operacionit janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme sendesh në cilësinë e provave materiale si: bizhuteri, orë të shtrenjta, aparate telefonash celularë, aparatura elektronike. Në zbatim të Letër-porosisë dërguar nga autoritetet ligjzbatuese belge në datat 28 dhe 29 mars 2018,
Nga hetimet e kryera rezulton se këta shtetas, veprimtarinë kriminale e kanë kryer si grup i strukturuar kriminal. Veprimtaria e tyre ishte e shtrirë kryesisht në Bruksel dhe në disa qytete të tjera belge. Ata kanë kryer një numër të madh vjedhjesh me dhunë të banesave dhe objekteve të tjera. Sendet e vjedhura, një pjesë i kanë shitur, ndërsa pjesën tjetër dhe shumat e parave të përfituara nga shitja e i kanë transferuar në Shqipëri.
TË ARRESTUAR NË SHQIPËRI
Imir Vila, 37 vjeç, lindur në Zboq, Korçë dhe banues në Tiranë
Alerjo Dushku, 31 vjeç, lindur në Adriatik, Kurbin dhe banues në Tiranë
Albert Arraj, 22 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Dukagjin i Ri, Krujë.
Të ndaluarit dyshohen për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Vjedhja” e kryer në kuadrin e “Grupit të strukturuar kriminal”.
Gjatë kontrolleve të banesave të tyre janë gjetur dhe sekuestruar sende që dyshohet se janë vjedhur në Belgjikë.
TË ARRESTUAR NË BRUKSEL
Arbër Llulla (alias: Rubens Ahmetaj, Rubens Bulku), 32 vjeç, nga Tirana;
Deiv Bulku, 25 vjeç, nga Tirana;
Ardit Skeja, 24 vjeç, lindur në Kurbin, banues në Mëzez, Tiranë;
Agron Hyseni (alias Astrit Hyseni), 47 vjeç, nga Laçi;
Flori Saliu (alias Shikim Matranxhi), 26 vjeç, nga Vora, banues në Tiranë
Sigal