Operacioni “Triss”në Durrës – Sekuestrohen 500 kg kanabis, pesë në pranga, një në kërkim

537
Një sasi prej 500 kg kanabisi është sekuestruar në tre operacione paralele të zhvilluara gjatë ditës së djeshme, 6 shkurt 2017, në Durrës.
Policia e qytetit bregdetar ka vënë në pranga pesë persona të dyshuar si posedues të lëndës narkotike, ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër shtetas.
Operacionet janë zhvilluar në vendin e quajtur “Kthesa e Ariut” në Kullë, në fshatin Hasan Fushë- Krujë dhe “4 Rrugët Shijak”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetet tip Fiat AA 473 GA me drejtues shtetasin T.D, mjetin tip Audi me targa AA 682 ES me drejtues shtetasin Adem Laze, mjetin tip Benz me targa AA 579 GA me drejtues shtetasin Elisar Barashima dhe pasagjer shtetasin Mustafa Sala dhe mjetin tip Benz me targa AA 036 OS me drejtues shtetasin Gjon Syziu dhe pasagjer shtetasin Tanush Rica, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
-rreth 500 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva;
-mjeti furgon tip Fiat;
-automjeti tip Audi;
-2 automjete tip Benz dhe
-12 telefona celularë.
Të arrestuarit janë:
– Adem Laze 47 vjeç , banues në Xhafzotaj, Durrës;
-Elisar Barashima 29 vjeç, banues në Kurcaj, Fushë-Krujë;
– Mustafa Sala 22 vjeç, banues në Hasan, Fushë- Krujë;
– Gjon Syziu 23 vjeç, banues në Mirditë;
– Tanush Rica 23 vjeç, banues në Rrëshen.
Është shpallur në kërkim
-T.D. 29 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës.
Nga ana e policisë po punohet për kapjen e personave të tjerë të përshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim.
Sigal