Operacioni “Transportuesi”, në pranga 5 persona për trafikim droge

503
5 persona në Dibër janë arrestuar në flagrancë dhe një tjetër është shpallur në kërkim për trafikim të lëndëvë narkotike brenda vendit.
“Gjatë operacionit “Transportuesi” kemi sekuestruar rreth 1 kg kanabis sativa së bashku me armën e zjarrit pistoletë, automjetin tip Ford Focus me targa AA 245 IE, si dhe 6 telefona celularë të markave të ndryshme.”-informon policia.
Policia bën me dije emrat e të arrestuarve si dhe inicialet e shtetasit në kërkim N.L.
1-Artur Dërvishi 36 vjeç banues në fshatin Krajkë Bulqizë
2-Astrit Kurti 26 vjeç banues në Shupenzë Bulqizë
3-Vladi Sinani 25 vjeç banues në Shupenzë Bulqizë
4-Gëzim Lleshi 23 vjeç banues në Shupenzë Dibër
5-K.L 16 vjeç banues në Sopot Bulqizë.
Për arsye hetimi policia nuk ka bërë me dije detaje të tjera.
Sigal