Operacioni ‘streha’ në Durrës, sekuestrohen drogë, armë dhe municione

466
Specialistët për Narkotikët finalizojnë me sukses operacionin e koduar “Streha”. Sekuestrohen kokainë, municione luftarake, armë zjarri automatik, armë gjahu, pistoleta, krehera, 431 fishekë dhe një automjet.

Shpallet në kërkim një shtetas.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Streha”.
Është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:
• S. Gj. 43 vjeç, banues në Shijak.
Më datë 16.06.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit të mësipërm u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• 4 qese të mbushura me një sasi pluhuri me ngjyrë të bardhë e dyshuar me lëndë narkotike e llojit Kokainë, të futura në një kavanoz; rreth 150 gr.
• një peshore elektronike me mbishkrimin “LAICA”;
• Dy armë zjarri automatik, model 56 kal 7.62 mm;
• një armë zjarri pistolet tip “COLT’USA;
• Një armë gjahu e markës “BERETTA”, kal 12 mm;
• Një pistoletë sportive, tip Super Conter;
• 264 fishekë luftarakë mob 56, kal 7.62 mm.
• 95 fishekë mod 54, kal 7.62 mm;
• 7 fishekë pistolete, kal 45;
• 65 fishekë për armë gjahu, kal 12 mm;
• dy krehera automatiku, mod 56;
• Një automjet tip Benz, i blinduar.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive parashikuar në nenet 283/1, 278/4/5 dhe 280 të Kodit Penal.
Sigal