Operacioni Polici-OSHEE, arrestohen 11 persona

446
Gjatë javës së kaluar në të gjithë vendin ka vijuar puna e përbashkët e Policisë së Shtetit dhe OSHEE, për “Evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike”. Gjatë periudhës 05.10.2015 deri më 12.10.2015, në të gjithë vendin kanë vepruar çdo ditë 85 grupe të përbashkëta Polici–OSHEE. Janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici-OSHEE në 3 899 raste. Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 44 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 44 autorë. Nga këta, janë arrestuar në flagrancë 11 persona, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike. Janë shpallur në kërkim 20 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 13 persona. Po gjatë kësaj periudhe janë ndërprerë 1. 674 lidhje të abonentëve debitorë dhe 44 lidhje të paligjshme. Gjithashtu, janë kontrolluar 95 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina. Policia e Shtetit dhe OSHEE janë të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur, deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së.
Sigal