Operacioni ‘Pirateria’, 1 në pranga, 2 procedohen në gjendje të lirë

543
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 1 person, ndërsa dy të tjerë po procedohet në gjendje të lirë, pasi akuzohen për fshehje të ardhurash dhe organizim të lotarive të palejuara. Në kuadër të operacionit “Pirateria” u arrestua Lorenc Teranaj, 48 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Trafik narkotikësh” si dhe u proceduan penalisht shtetasit me inicialet E. Th., 48 vjeç,

dhe A. C., 40 vjeç, banues në Tiranë.
Nga kontrollet e ushtruara në ambientet e përdorura për lojëra fatesh, (në përdorim të Lorenc Teranajt) nga shtetasit e sipërpërmendur, janë konstatuar edhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 6 aparatura elektronike lojërash fati
– 5 aparate transmetues Dream Box (shërbejnë për transmetimin e ndeshjeve në mënyrë pirate)
– 1 tavolinë pokeri

Në ambientet në përdorim të shtetasve E. Th. dhe A. C., janë gjetur:

– 10 aparate transmetues Dream Box (shërbejnë për transmetimin e ndeshjeve në mënyrë pirate)

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale, “Fshehja e të ardhurave”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Sigal