Operacioni në Tepelenë, digjen 13.267 rrënjë me kanabis

125
Pas Dukagjinit, policia e shtetit kthen kokën në Tepelenë. Një Operacion i madh antikanabis i koduar “Kreshta” ka nisur ne oren 07.00 te mengjesit të 25 gusht në të gjithë territorin e Kurveleshit.
Në aksion janë angazhuar 100 forca policore të FNSH, efektivë të Tepelenës, dhe nga Gjirokastra me 20 automjete.
Deri tani janë asgjësuar me anë të djegies 13.267 bimë të kultivuara në disa parcela te pashkëputura me njëra tjetrën, ndërkohë që operacioni është në vijim.
Po ashtu në afersi te parcelave eshte kapur nje shtetas nga zona e Kardhiqit Gjirokaster shtetasi Ç.B rreth 53 vjeç i cili eshte shoqeruar ne komisariatin e policise Tepelene per t’u marre ne pyetje.
Tepelena pas fotografimit nga ajri është cilësuar një prej zonave me kultivimin më të gjerë të bimës narkotike. Vetëm gjate periudhës Mars-Gusht janë asgjesuar mbi 40 mijë rrënjë kanabis.
Pas fotografimit nga ajri, janë evidentuar 140 parcela të mbjella me kanabis sativa, ku vetëm në Kurvelesh janë konstatuar 70 sipërfaqe me bimë narkotike.