Operacioni “Luzi”, sekuestrohen në Fushë-Krujë drogë e armë zjarri, dy në pranga

666
Policia e Durrësit ka sekuestruar gjatë një operacioni dje drogë e armë zjarri si dhe ka vënë në pranga 2 persona.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë goditur një tjetër rast duke finalizuar me sukses operacionin e koduar “Luzi”.
Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
• Lek Biba, 33 vjeç, banues në Luz, Fushë-Krujë;
• Jurgen Tufa, 23 vjeç, banues në Luz, Fushë-Krujë.
Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:
• F.B. 32 vjeç, banues në Luz, Fushë-Krujë.
Më datë 22.11.2017, në Luz, Fushë-Krujë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Opel Corsa” me drejtues shtetasin Jurgen Tufa dhe pasagjer shtetasin Lek Biba iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• rreth 44 kg lëndë narkotike e dyshuar e Cannabis Sativa
• dy armë zjarri pistoletë me mbishkrimin “Ecol Special 99″, kalibri 9 mm me krehër dhe fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Sigal