Operacioni i policisë, Lul Berisha ‘arratiset’ jashtë Shqipërisë

470
Sigal

Një operacion i gjerë i ndërmarrë pasditen e djeshme nga Policia e Shtetit në Shijak dhe Durrës ka çuar në pranga disa persona, emra të njohur, të cilët akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.

Raportohet se përgjatë gjithë ditës dje aksionet e policisë dhe arrestimet e disa personazheve të njohura.

Kështu dje u arrestua në Shijak Flamur Avdyli, emigrant prej vitesh në Gjermani, vëllai i Astrit Avdylit, i dënuar për vrasjen e Durim Kusit.

Gjithashtu në pranga kanë rënë edhe Jasin Avdyli, Fatos Llaftiu, Shkelqim Avdyli dhe Shaqir Gjepali.
Por me gjithë masat e policisë prangave i ka shpëtuar një personazh mjaft i përfolur.

Në kuadër të këtij aksioni është kërkuar dhe arrestimi i Lul Berishës, por gjatë kontrollit në banesë ai nuk është gjetur. Nga verifikimet e bëra Lul Berisha rezulton se ndodhet jashtë Shqipërisë së bashku me familjen.