Operacioni “Graceni”, sekuestrohen 100 kg hashash

701
Policia e Elbasanit ka sekuestruar një sasi prej 100 kg lëndësh narkotike, dhe 50 bimë narkotike gati për tu tharë. Në sajë të operacionit të koduar “Graceni”, janë vënë në pranga babë e bir.
Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se sasia e lëndës narkotike është gjetur në shtëpinë e familjes Çeka, në fshatin Gracen. Krahas drogës janë sekuestruar 2 telefona celularë, një peshore dhe sende të tjera që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike. 
 Ata kultivonin lëndën narkotike e më pas e tregtonin me shumicë në qytetin e Elbasanit dhe Tiranës.
Sigal