Operacioni “Dukas”/ Kapen në Fier 41 kg kanabis. Droga e fshehur në dollapin e dhomës së gjumit

460
Policia e Fierit ka sekuestruar 41 kg kanabis dhe ka vënë në pranga dy persona.
Nga ana e Specialistëve të Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, mbi bazën e informacioneve të marra më parë në rrugë operative u finalizua operacioni antidrogë të koduar “DUKAS”, ku si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
N. B., 28 vjeç, banues në lagjen “Dukas”, Patos.
S. K., 26 vjeç, banues në lagjen “Dukas”, Patos.
Arrestimi i tyre u bë pasi, në lagjen “Dukas”, Patos gjatë kontrollit të banesës së shtetasit J.G (e cila i ishte lënë në ruajtje shtetasit N. B., që prej 20 vitesh), në dollapin e dhomës së gjumit Policia gjeti të fshehur 5 thasë plasmasi me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, gjithsej 41.3 kilogramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se kjo sasi lënde e dyshuar narkotike ishte fshehur në këtë banesë nga shtetasit N. B. dhe S.K., të cilët kishin për qëllim trafikimin me destinacion Greqinë.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Sigal