Operacioni “Duhani vret”, arrestohet biznesmeni i cigareve. I sekuestrohen 27 mijë euro

571
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 45-vjeçar nga Tirana për kontrabandë cigaresh dhe ka procedruar penalisht një tjetër.

Në sajë të operacionit të koduar “Smoking Kills” (Duhani vret) shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kanë arrestuar shtetasin Dashamir Ymeri, 45 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”).
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, në rrugën “Kujtim Laro”, iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale:
– 1301 steka cigaresh të markave të ndryshme pa pullë fiskale.
– 27 225 euro
– 55 dollarë
– mjeti tip “Toyota”
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi:
– Rr. Sh., 65 vjeç, banues në Tiranë (shitës ambulant).
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit D. Y., për veprat penale “Tregtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehje e të ardhurave”, “Shkelje e pronësisë industriale”, ndërsa për shtetasin Rr. Sh., për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.


Sigal