Operacioni “Balcania”/ Arrestohen 14 persona, mes tyre 8 shqiptarë

440
Mëngjesin e sotëm në sajë të një operacioni ndërkombëtar të koduar “Balcania”, i shtrirë në Itali dhe në Shqipëri, në kuadër të të cilit janë ekzekutuar 14 Urdhër Arreste, nga të cilët dy ndërkombëtare. 
Burime nga polici bëjnë të ditur se të gjithë personat e arrestuar dyshohen se janë pjesë e një grupi kriminal të organizuar i përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe shfrytëzmin e prostitucionit në zonën e Riminit. 
Mësohet se në pranga janë vënë, 5 shtetas Rumunë, 1 Italian dhe 8 shqiptarë me inicialet E.C, A.H, E.C, K.J, A.D, E.SH, E.V dhe G.D. Sektori për Trafikun e Paligjshëm në Drejtorinë për Narkotiket dhe Trafiqet, në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, kane finalizuar me sukses operacionin “Balcania” duke bërë të mundur arrestimin e shtetasve Ergyst ÇEKA, 26 vjeç, banues në Tiranë dhe Kujtim Jangozi 40 vjeç, banues në Krujë, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Sigal