Operacionet antikanabis, asgjësohen 11.067 rrënjë

356
Policia e Shtetit vijon aksionet antikanabis në të gjithë vendin, ku vetëm në 24 orët e fundit janë asgjësuar plot 11.067 bimë narkotike. Burime zyrtare bëjnë të ditur se janë arrestuar edhe dy persona. Konkretisht, në Shkodër janë arrestuar Ndrek Leka dhe Gjovalin Mali për kultivimin e hashashit në fshatin Pylaj. Në kavajë janë proceduar në gjendje të lirë dy kryepleq të dy fshatrave, Zambishtë dhe Çeke, B. B dhe A. M për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre. Kjo pasi një ditë më parë në këto fshatra u asgjësuan 7090 rrënjë bimë narkotike dhe u sekuestrua 100 kg marijuanë. Operacionet vijuan më pas në Shkodër, Tepelenë, Vlorë, Krujë, e Bulqizë.
Sigal