Operacion tjetër në Itali: arrestohen 2 shqiptarë, furnitorë të mëdhenj droge, bllokohen 250 kg marihuanë

471
Karabinierët në Rimini në bashkëpunim me kolegët e tyre në Lecce kanë bllokuar 3 korrierë droge që ishin gati ta përmbytnin bregdetin e Adriatikut me 250 kg marihuanë.
Në pranga përfunduan në Torre Chianca në Lecce, një person nga brindizi 43 vjeç dhe dy shqiptarë, 36 dhe 29 vjeç me banim në San Gimignano dhe Rimini, që të dy të njohur nga Policia.
Fillimi i këtij operacioni policor ishte në Rimini në 14 shkurt kur në një ndarje të autostradës në jug të Riminit u arrestua një shqiptar me 65.5 kg marihuanë të fshehur në bagazhin e një makine Renault Scenic.
Sigal