Operacion policor në fshatrat e Shkodrës, arrestohen dy fermerë kanabisi

472
Policia e Shkodrës ka zhvilluar një operacion policor në fshatin Grudë e Re dhe Xhan të Shkodrës dhe ka vënë në pranga dy fermerë që kultivonin kanabis. Atyre iu ka sekuestruar 90 kg kanabis.

Të arrestuarit në kuadrin e operacionit “Alavana” janë: Pjeter Çakaj, 54 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, për veprat penale ”Prodhim e shitje të lëndëve narkotike” dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit“ si dhe Mirash Mali, 51 vjeç, banues në fshatin Xhan, për “Prodhim e shitje të lëndëve narkotike”.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrrolleve të ushtruara në banesën e shtetasit Pjeter Çakaj, në vendin e quajtur Alavana, fshati Xhan, u gjetën 9 kg kanabis dhe një pushkë 20-she me një krëhër me 20 fishekë.

Gjithashtu gjatë kontrrolleve të ushtruara në afërsi të banesës së Mirash Malit, në vendin e quajtur Tebreg, fshati Xhan, u gjetën 81 kg lëndë narkotike kanabis.
Sigal