Operacion nga ajri në Vlorë, asgjësohen 336 bimë narkotike dhe arrestohen 2 persona

511
336 bimë narkotike janë asgjësuar pas kontrollit të ushtruar nga ajri, toka dhe uji në qarkun e Vlorës. Ndër to, 221 rrënjë bimë narkotike janë gjetur dhe asgjësuar në njësinë administrative Horë-Vranisht dhe 65 të tjera në vendin e quajtur “Maja e varrit”.

Janë vënë në pranga 2 persona: Diftir Ngucaj, 39 vjeç, banues në fshatin Kuç dhe Zenel Aliaj, 49 vjeç, banues në fshatin Bolenë.

Detaje të Policisë së Vlorës:
Në vijim të operacionit të nisur ditë më parë nga ajëri, toka dhe uji, goditen disa raste të tjera të kultivimit të bimëvë narkotike në Himarë dhe Selenicë ! Asgjësohen nga policia 336 bimë narkotike të dyshuara si Cannabis Sattiva. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, si autorë të dyshuar

Më datë 21.06.2017, gjatë kontrolleve ajërore më ndihmën e Helikopterit të Policisë së Shtetit, në fshatrat e Bashkisë Selenicë dhe Bashkisë Himarë, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka konstatuar se:

– Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Kuç, Njësia Administrative Horë-Vranisht, në vendin e quajtur “Hasanmuko” në afërsi të banesës së shtetasit Diftir Ngucaj, policia ka konstatuar rreth 221 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.

Për këtë ngjarje, policia ka arrestuar në flagrancë, shtetasin Diftir Ngucaj, 39 vjeç, banues në fshatin Kuç, si autorin e dyshuar në lidhje me këtë rast.

– Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Bolenë, Njësia Administrative Vranisht, konkretisht në vendin e quajtur “Maja e varrit”, rreth truallit të banesës së shtetasit Zenel Aliaj, u gjetën të kultivuara 65 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Për këtë ngjarje, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Zenel Aliaj, 49 vjeç, banues në fshatin Bolenë, si autorin e dyshuar në lidhje me këtë rast.

– Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Drashovicë, Njësia Administrativë Kotë, shërbimet e policisë kanë gjetur të mbjella në tokë publike pranë vendit të quajtur “Llënga”, një parcelë me 50 bimë të llojit Cannabis Sativa, me gjatësi deri në 80 cmz.

Ngjarje për të cilën po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit përgjegjës. Policia ka bërë të mundur asgjësimin e këtyre bimëve narkotike me anë të djegies me zjarr. Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
Sigal