Operacion në Kapshticë, sekuestrohen 62 kg drogë. Si ra në pranga shoferi shqiptar

637
Policia greke ka ndërmarrë një tjetër operacion në kufirin greko-shqiptar. Mësohet se pranë pikës kufitare të Kapshticës është ndaluar një mjet, në të cilin janë gjetur dhe sekuestruar 5 çanta me 16 pako që përmbanin 62 kg 265 gram marijuanë.
Bëhet e ditur se në pranga ra drejtuesi i mjetit, një shqiptar 59 vjeç.
Po ashtu Policia greke ndaloi edhe dy mjete qe erdhën për te marre sasinë e drogës, ndërsa në pranga ranë dy greke 47 dhe 50 vjec. Ky i fundit i dorëzoi policisë dy qese me 60 gram marijuanë, 1 cigare me 2 gram marijuanë dhe 54 fara cannabis.Sakaq, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 4 celularë e 650 euro.
Sigal