Operacion i përbashkët Itali-Gjermani, deri tani 10 të arrestuar

529
Sigal

Policia italiane ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm një mega operacion antidrogë i koduar “Alba bianca” i cili ka çuar në shkatërrimin e grupi trafikantësh  droge që vepronte në rajonin e Trentino Alto Adige në Itali e në Baviera të Gjermanisë.

Me impenjimin e mbi 100 trupave policorë janë ekzekutuar 20 urdhra ndalimi në Itali e në Gjermani si dhe janë kontrolluar mbi 10 banesa.

Në flagarncë janë arrestuar 10 persona me akuzën e trafikut të drogës.

Operacioni u realizua nga Drejtoria Antikrim e Policisë Financiare Italiane në bashkëpunim policinë gjermane e autoritetet doganore gjermane.

Gjatë ditës në Prokurorinë e Trentos do të mbahet  një konferencë shtypi ku do të zbardhen detajet e këtij operacioni.