Operacion i madh policor, Kosova përzë 123 femra shqiptare

176
Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion të madh policor në të gjithë vendin dhe kryesisht ndaj trafikut të qënieve njerëzore. 123 femra nga Shqipëria, që punonin në Kosovë janë gjetur pa dokumenta dhe janë përzënë matanë kufirit, për në Shqipëri. Nuk speicifikohet se ç’punë ishin duke rkyer femrat shqiptare. Krahas tyre u kapën dhe 89 femra të shteteve fqinje.
Policia e Kosovës njoftoi se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore duke filluar nga data 03.11.2017 ka realizuar një operacion të gjerë policor në të gjitha rajonet e Kosovës, me qëllim të identifikimit dhe parandalimit të veprave të ndryshme kriminale.
Pjesë e realizimit të këtij plani kanë qenë njësi të ndryshme të Policisë së Kosovës, duke përfshirë atë për migrim dhe të huaj, njësitë për reagim të shpejtë dhe njësitet patrulluese të DRP-ve.
Implementimi i planit operacional i quajtur “Vjeshta 2017’’, ka rezultuar me ushtrimin e kontrollit në (30) lokacione të ndryshme, ku prej tyre (4) lokale janë mbyllur nga inspektorët komunal si dhe janë gjobitur për mungesë të arkave fiskale, mungesë të dokumenteve të punës etj.
Si rezultat i punës dhe angazhimit të zyrtarëve policor janë arrestuar (5) persona të dyshuar, për posedim të armëve të zjarrit, raste këto të administruara në nivel lokal policor, perderisa janë konfiskuar (2) revole e tipit TT, tre (3) karikator, (16) copë municione, (3) thika ushtarake dhe (1) qese e vogël me narkotik e dyshuar e llojit marihuanë.
Kryesisht në të gjitha lokacionet ku janë ushtruar kontrolle policore janë legjitimuar edhe (212) femra, nën dyshimin e mungesës së dokumentacionit të punës, ku prej tyre;
Shtetase të Shqipërisë ——-123
Shtetase të Malit të Zi ———-1
Shtetase e Maqedonisë ———2
Shtetase të RKS-së ———– 86
Të gjitha shtetaset e huaja në mungesë të paraqitjes së lejes së punës dhe qëndrimit, do të trajtohen nga Drejtoria e Migrimit e PK-së, e cila është në proces të administrimit të lëndeve në fjalë.
Ky operacion i gjerë policor është realizuar në bashkëpunim dhe koordinim edhe me Prokurorët kompetent, ATK-në, Inspektoratin e Punës dhe Inspektoratin Sanitar të niveleve lokale.