Operacion i madh në Athinë, sekuestrohen drogë e armë, 13 shqiptarë në pranga

182
Policia greke ka ndërmarrë një operacion të madh anti-drogë në Athinë, ndërsa ka arrestuar 13 shqiptarë, 4 greke, 2 gjeorgjiane, 1 moldavë dhe 1 bullgar të moshës 19-37 vjeç.
Sipas policisë greke, ky grup prej dhjetorit 2017 ka trafikuar 55 kg marijuane dhe 1.5 kg kokaine si dhe kane kryer 4 grabitje. Gjatë operacionit janë 25 kontrolle, ku u sekuestruan 23 kg marijuane, 200 gram kokaine, përzierës, peshore, pistolete, thika, 2 makina, 2 motorra, 8500 euro dhe disa celulare.
Operacioni ka vijuar me kapjen dhe të dy shtetasve të tjerë, burrë e grua shqiptare 38 dhe 37-vjec.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre në Kipseli u gjeten dhe sekuestruan 14 kg 854 gram heroine, 334 ilaçe narkotike, 3 peshore, 7330 euro, 145 dollare, 20 lira angleze, 3000 lek shqiptare, 7 celulare.

09032018gadaorgan001

09032018gadaorgan005

09032018gadaorgan006