Operacion i madh i Krimeve të Rënda ndaj trafikantëve të drogës, disa të arrestuar në gjithë Shqipërinë

425
Krimet e Rënda kanë organizuar një operacion të gjërë për goditjen e një grupi trafikantësh droge.

Mësohet se operacioni është kryer në të gjithë vendin ku dhe janë arrestuar disa persona.
Nga momenti në moment pritet të mësohen detaje të tjera, pasi operacioni është ende duke u zhvilluar,
Hetimet ndaj grupit të trafikantëve kanë nisur prej disa muajsh nga krimet e rënda. Më herët jashtë vendit është bllokuar një sasi e konsiderueshme hashashi.
Burimet policore konfirmojnë se operacioni po zhvillohet në të njëjtën kohë në Tiranë, Tepelenë, Maliq dhe Gjirokastër.
Në shënjestrën e Krimeve të Rënda janë vënë shqiptarët që trafikonin kryesisht hashash nëpërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, me destinacion Turqinë.
Në Gjrokastër raportohet të jetë kapur një sasi hashashi e pa peshuar ende, por sipas burimeve i kalon 500 kg.
Po ashtu flitet për dy të arrestuar në Gjirokastër, një në Maliq dhe disa të tjerë në Tiranë.
Policia e Shtetit ka lajmëruar një konferencë urgjente në orën 11:30.
Sigal