Operacion antikanabis në Malësinë e Temalit

460
Malësia e Temalit në Shkodër është kontrolluar mesditën e sotme nga policia në kuadër të një operacioni antikanabis. Pasi kanë marrë informacion për vendndodhjen e disa parcelave me kanabis, 80 efektivë të policisë dhe forcave të FNSH së Shkodrës kanë zbarkuar në Temal. Kjo zonë për shkak të pyjeve te dendura dhe burimeve ujore është mjaft e dëshiruar për kultivuesit e Kanabisit. Në Temal shkohet edhe përmes rrugës ujore nga liqeni i Komanit, që në këtë rast është shfrytëzuar nga forcat e policisë. Operacioni është në fazën fillestare dhe ende nuk ka një bilanc të punës së forcave të rendit.
Sigal