Operacion antidrogë në qarkun e Shkodrës, 400 forca në aksion

414
Rreth 400 forca të policisë lokale të Shkodrës si dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, me 60 mjete, kanë nisur që në orët e para të mëngjesit një operacion të gjerë anti-kanabis në zonën e Pultit.
Sipas njoftimit të policisë, deri në këto momente janë asgjësuar rreth 4 mijë bimë narkotike dhe po vijon operacioni në disa sipërfaqe toke, ku janë konstatuar më parë përmes pamjeve nga ajri, parcelat e mbjella.
Kjo është një zonë me risk, pasi rreth një vit më parë pikërisht në vendin ku po zhvillohet operacioni sot, u sulmua me armë helikopteri i Policisë së Shtetit.
Sigal