Operacion antidrogë në Greqi, kapet me heroinë e kanabis 35-vjeçari shqiptar

529
Një operacion antidrogë i zhvilluar në Greqi ka përfunduar me arrestimin e një shqipari 35-vjeçar.
Gjatë aksionit të ndodhur në Rodos të shtetit fqinj është sekuestruar 50.4 gramë heroinë e pastër, si dhe 1 kg e gjysëm kanabis.
Kjo sasi droge u gjet gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e shqiptarit. Ky i fundit nuk ishte krejt i panjohur për policinë greke, pasi ka qenë i dënuar me 4 vite burg.
Në pranga ka rënë edhe një 50-vjeçar grek. Mediat greke njoftojnë se hetimet për gjetjen e bashkëpunëtorëve të tjerë vazhdojnë.
Sigal