Operacion anti-drogë në Kroaci, 15,7 tonë marijuanë në 3 vite

86

Policia kroate ka goditur një bandë të trafikut të drogës dhe krimit të organizuar, ku nën hetim janë 23 persona.

Operacioni është zhvilluar ditën e djeshme, pas një hetimi disa mujor.

Droga blihej në Shqipëri dhe Mal të Zi

Sipas Ministrisë së Brendshme të Kroacisë droga ishte blerë nga prodhuesit e paligjshëm dhe kontrabandistët në Shqipëri dhe Mal të Zi. Më pas shpërndahej në Bosnjë dhe Hercegovinë në zonën e Ljubushkit. Më pas me ndihmën e policisë lënda narkotike kontrabandohej edhe në Kroaci.

Në 3 vite përfituan 11 milionë euro

Personat në hetim, dyshohet se kanë kontrabanduar 15.7 tonë marijuanë në Kroaci në tre vitet e fundit, duke përfituar rreth 11 milionë euro. Shumë kjo që ndahej mes anëtarëve të grupit, sipas rolit që ata kishin.

Sipas deklaratës së ministrisë së Brendshme kroate grupi kriminal u krijua nga dy persona të moshës 37 dhe 35 vjeç dhe ka vepruar nga 2016 deri në qershor 2019 në Kroaci dhe Bosnjë dhe Hercegovinë.

Qëllimi i kësaj organizate ishte të fitonte përfitime të konsiderueshme financiare duke blerë dhe shitur sasi të mëdha të narkotikëve të ndryshëm.

Ministria e Brendshme e Kroacisë tha se në këtë operacion janë përfshirë 150 punonjës policie duke kontrolluar apartamente, lokale apo makina.

Gjatë bastisjeve të pronave në Kroaci, policia sekuestroi drogë, armë dhe municione, shkop bejsbolli, peshore elektronike, 25 500 euro, 19,300 kuna kroate, telefona celulare, lap topë dhe makina.

Lajmi në webiste-n e minsitrisë së brendhsme të Kroacisë:

https://mup.gov.hr/vijesti/zlocinacko-udruzenje-priopcenje-za-javnost/283574