Nxënësi tenton të vrasë mësuesin me pistoletë, nuk e aktivizoi në sport

428
Mosaktivizimi në një garë sportive nga mësuesi i fiskulturës për pak sa nuk është kthyer në një konflikt të rëndë mes nxënësit dhe mësuesit. Ngjarja ka ndodhur në shkollën 9-vjeçarje Larushk, në Krujë. Sipas policisë K. M, 14 vjeç është konfliktuar me profesorin e tij, pasi nuk është përfshirë në një garë sportive. Nga kontrolli fizik i adoleshentit i është gjetur një armë zjarri tip pistoletë, dhe dy fishekë. Sipas policisë 14-vjeçari njihet si problematik në rrethin e tij shoqëror. Gjatë kontrollit të armës nga ekspertët rezultoi se ishte me fishek të mbushur. Mbi të miturin rëndon akuza e vrasjes me dashje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
Komunikata e plotë nga Policia e Krujës 
Më datë 02.03.2016, Efektivat e Policisë në Komisariatin e Policisë Krujë, pas një telefonate të marrë në Sallën Operative, mbi një konflikt në shkollën 9-Vjeçare në Larushk, kanë ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme, ku kanë bërë të mundur parandalimin e një ngjarje të rëndë kriminale midis një nxënësi dhe mësuesit të tij të fizkulturës, duke arrestuar në flagrancë shtetasin:
• K.M.14 vjeç, banues në Larushk, nxënës në shkollën 9-Vjeçare Larushk.
Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi i mësipërm, gjatë paradites së sotme është konfliktuar me profesorin e tij, pasi ky i fundit nuk e ka përfshirë në një garë sportive.
Nga kontrolli fizik që i’u krye shtetasit të mitur i’u gjet dhe i’u sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
• një armë zjarri tip pistoletë 
• dy fishekë.
Gjatë kontrollit që ekspertët i kryen armës së zjarrit rezultoi se ishte me fishek të mbushur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale”Vrasja me dashje e mbetur në tentativë”dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”parashikuar në nenet 76,22 278/2 të Kodit Penal.
Sigal