Nuk raportoi kanabisin ngjitur shtëpisë, pranga kryeplakut të fshatit Temule

98
SHKODËR – Kryeplaku 35-vjeçar i fshatit Temule në Vaun e Dejës u arrestua nga policia pasi pranë banesës së tij u gjetën dhe asgjësuan me djegie 6 parcela me 163 bimë kanabisi.
Sipas burimeve nga policia, kryeplaku mësohet të ketë shmangur përgjegjësinë për kultivimin e lëndës narkotike, por ligji parashikon që kryeplaku duhet të raportojë për drogën, në rast të kundërt i kushton burgut.
Ndaj Ndoj Vavaci rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës.
Po ashtu, policia vuri në pranga edhe 4 persona të tjerë për kultivim të lëndëve narkotike. 53-vjeçari Xhelal Hasani dhe dy djemtë e tij Margen 23 vjeç dhe Esati 21 vjeç u arrestuan pasi pranë banesës së tyre ju gjetën të kultivuara bimë narkotike të cilat ishin në proces tharje. Një qese me 600 gramë kanabis ishte e tharë. Po gjatë kontrollit të banesës është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike me dy krëhëra me fishekë.
Po ashtu, gjatë aksionit anti-kanabis policia vuri në pranga edhe Erhaid Nurej, 21 vjeç, banues në Shkodër. pasi në territorin e banesës së tij kishte kultivuar bimë narkotike.