Nuk kanë marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve, banorët e Hoxhares bllokojnë rrugën

499
Nuk po marrin dëmshpërbilmet e përmbytjeve dhe kanë dalë në protestë. Banorët e fshatit Hoxhare në Fier kanë dalë në protestë pasi nuk janë dëmshpërblyer ende për përmbytjet që ndodhën në fillim të muajit dhjetor. Ata kanë bllokuar rrugën Hoxhare-Darëzezë.
Banorët kanë deklaruar se asnjë komision verifikimi nuk ka ardhur deri më sot për të parë tokat bujqësore. 
“20 ditë tokat nën ujë, asnjë komision verifikimi nuk ka adhur deri më sot për të parë tokat bujqësore. Na janë shkatërruar të gjitha prodhimet bujqësore, kërkojmë të vijnë grupet e verifikimit”, shprehen banorët. 
Kryetar i fshatit Povelçë, Rushdi Hoxha eshte shprehur per, ora news, se 270 familje janë me toka bujqësore komplet të dëmtuara.
Sigal