Nuk ka mbërritur akt-ekspertiza në Prokurori, shtyhet seanca për Denis Shtrazën

Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj Denis Shtrazës, i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut më 6 janar 2016 në Durrës. Sipas Prokurorisë, akt-ekspertiza për analizimin e GPS të makinës së Ervin Dalipaj nuk ka mbërritur ende.

Akt-ekspertiza ka mbërritur në Ministrisë e Drejtësisë dhe Prokuroria i është drejtuar me një kërkesë për marrjen e saj. Seanca e radhës për Denis Shtrazën, do të mbahet javën tjetër.

NGJARJA
Shtraza dhe Dalipaj (i vrarë më 25 prill 2017) akuzohet ne lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 06.01.2016, në lagjen Nr.1 në Durrës, ku 4 persona, 3 prej të cilëve me jelekë dhe mbishkrimin “Policia”, kanë marrë me forcë duke e futur në mjetin e tyre tip “Audi A6” me ngjyrë të zezë, shtetasin, Gazment Çollaku 34 vjeç, banues në Durrës.

Çollaku u gjet i vrarë me armë zjarri një ditë më pas në fshatin Murqin, Krujë, i hedhur në rrugë dhe me gjymtyrë të lidhura.

Shtraza akuzohet për “Rrembimose mbajtje peng e personit” e paraprirë ose e shoqëruar me tortura fizike dhe kur është shkaktuar vdekja e tij”, e kryer ne bashkpunim, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake” dhe “Mbajtje pa të drejtë të uniformës”.

Dalipaj dhe Deniz Shtraza u shoqëruan nga policia vetëm 3-4 orë pas rrëmbimit dhe vrasjes së shtetasit Laert (Gaz) Çollaku me mjetin tip “Benz Ml”, me ngjyre te zeze me targa AA671MZ, në pronësi të Ervinit, ku janë gjetur gjurmë gjaku të njëjta me ato që janë gjetur në vendngjarje dhe në rrobat e viktimës.