Nuk iu bind policisë, ndalohet 22-vjeçari makina e të cilit ishte plot me drogë

391
Sigal

Shoferi i një automjeti nuk i bindet postbllokut të policisë greke për të ndaluar në kufirin greko-shqiptar.

Ai ka shtuar shpejtësinë, dhe është larguar por efektivët janë vënë në ndjekje të tij ku në momentin që shqiptari ka braktisur mjetin duke tentuar që të lërgohet në këmbë, është kapur nga policia.

Ngjarja ka ndodhur në Tiria, në rrugën Egnatia fillimisht e më pas mjeti u kap në Meligon, Janinë.

Brenda në mjet sekuestrohen 66 pako me 122 kg 150 gram marijuanë, 45 euro dhe 2 celularë.

22-vjeçari  rezulton i kerkuar, pasi është  denuar në Janinë për trafik droge dhe shkelje të rregullave mbi emigrantët.