Nuk iu bind policisë, arrestohet 29-vjeçari makina e të cilit ishte e mbushur me drogë

427
Sigal

Një automjet nuk i bindet policisë greke në kufirin greko-shqiptar në vendin e quajtur Sajadhe, Igumenicë pas sinjalit të forcave rrugore që të ndalonte.

Drejtuesi ka shtuar shpejtësinë, duke tentuar që t’i shmanget policisë por kjo e fundit i është vënë në ndjekje dhe është arritur të ndalohet në vendin e quajtur Rajo, Igumenicë pak kilometra larg vendit ku u pikas.

Në mjetin e tij u ushtrua një kontroll i imtësishëm nga ku u gjet dhe u sekuestrua një çantë brenda të cilës kishte 20 pako me 22 kg 540 gram marijuanë.

Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit, një 29-vjeçar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.