Nuk i jepte lekët e pensionit për alkool, 51-vjeçari bën nënën për spital (Emri)

148
Një 51-vjecar është arrestuar nga policia në Mat pasi ka ushtuar dhunë ndaj fizike ndaj nënës së tij L.H, 75 vjeçe. Në pranga është vendosur Anton H, 51 vjeç, banues në Baz-Mat, i cili rezulton i dënuar edhe më parë për dhunë në familje.
Arrestimi i tij u bë pasi, Policia ka marrë njoftim se shtetasja L.H, 75 vjeçe, në banesën e saj po dhunohej nga djali i saj, i cili po ushtronte dhunë fizike, duke i shkaktuar dëmtime fizike në trup.
Sipas policisë, 75-vjecarja është dhunuar pasi nuk pranonte t’i jepte leket e pensionit për alkool 51-vjecarit. E dhunuara, pas marrjes së ndihmës mjekësore është larguar në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprën penale “Dhunë në familje”.